Dialogu 3

d3utube

Gjatë Dialogut 2, sipërmarrësit socialë diskutuan me një përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe anëtarë të Këshillit të Shoqërisë Civile. Rezultati ishte nevoja për hartimin e një propozimi, së bashku me specialistët, rreth problematikës së përkufizimit të Ndërmarrjeve Sociale, që sipërmarrësit socialë gjejnë në Ligjin 65.

Gjatë Dialogut 3 u shqyrtuan studimet specifike bashkëkohore mbi sipërmarrjet sociale në Shqipëri. Këto u krahasuan me një rast studimi i cili u konsiderua i përshtatshëm për Ligjin 65 “Për Ndërmarrjet Sociale”.

 

27 prill 2017

 

| Arti i Procesit | # Dialogu 3 |

 

Valentina Bonizzi                                                                                                       Min 15:47

      – Tani duhet të fillojmë. Siç e keni lexuar në email, qëllimi ishte të shikonim dy modele të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Gjithashtu, është ftuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të na dërguar një model që mendojnë se mund të përshtatet me ligjin, ose për të dërguar një përfaqësues që mund të shpjegojë një model të tillë. Për momentin mund të vazhdojmë me një shembull të New York Bagels të Tiranës e pastaj mund t’i krahasojmë dy paraqitjet që do të dëgjojmë këtu midis NYTB, “Arkës”, edhe për të kuptuar identitetin e tyre dhe llojin e shërbimeve. Një tjetër pikë e rëndësishme në këtë prezantim është krijimi i një sondazhi për t’ua dërguar të gjitha ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.

 

Emanuela Zaimi                                                                                                            Min 17:39

     – Por a kemi një listë të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri?

 

Valentina Bonizzi                                                                                                       Min 17:40

     – Ne kemi dy lista, një listë e ndërmarrjeve sociale që është zgjeruar dhe një listë, e cila është bërë para 4 vjetësh. Partners Albania mund të na ndihmojë për këtë pjesë.

 

Ariola Agolli                                                                                                               Min 18:17

     – Lista që kemi nga OJF-të është lista që ne kemi përcaktuar, bazuar në një koncept të caktuar përzgjedhjeje.

Valentina Bonizzi                                                                                                       Min 18:27

     –  Me Partners Albania kemi bërë dy hulumtime, një në vitin 2013 dhe një në vitin 2016. Në 2017, mund ta kuptojmë gjendjen e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe realizimi i anketimit do të na ndihmojë për të marrë reflektimet e tyre, si dhe për të parë nëse ligji ndikon në biznesin e tyre.

Alketeja Sokolaj                                                                                                             Min 19:40

     – Menaxhere te NYTB, “biznes social” për aq sa na i lejon ligji. Operojmë prej 2013 dhe  jemi hapur me idenë e shqiptarëve për të provuar receta tipike amerikane, por edhe me  synimin për të integruar në punë dhe nga ana sociale gratë e dhunuara në familje. Ideja është që këto gra edhe vajza të punësohen, të marrin një profesion në jetë. Kjo është realizuar falë ndihmës së dhënë nga persona të jashtëm, të cilët kanë kontribuar në mënyrë vullnetare, por edhe me trajnime nga organizata të ndryshme. Biznesi funksionon si person fizik. Aktualisht, funksionojmë ende me dyqanin e vogël, por dëshirojmë të zgjerohemi si një franchise. Punësohen 5-6 gra, të cilat ndihmohen vazhdimisht nga ne për jetesën e tyre.

 

Emanuela Zaimi                                                                                                            Min 27:08                                      

    – Pra, një nga problemet është që gjithmonë duhet ta qarkulloni stafin?

 

Alketeja Sokolaj                                                                                                             Min 27:10

     – Jo, kemi punonjëse të vjetra me përvojë pune 2-vjeçare, por edhe vajza të reja të cilat vazhdojnë të shkollohen dhe përfitojnë njëfarë të ardhurash. Biznesi, ashtu si të gjitha bizneset e tjera, me të ardhurat që gjeneron vazhdon të mbajë stafin dhe të paguajë të gjitha detyrimet e tij.

Afërdita Gjoni                                                                                                            Min 29:30

     – Organizata jonë është e pranishme në disa rrethe, si: Tiranë, Sarandë, Fier, Lezhë, Shkodër, Tropojë, etj., dhe projekti ynë përfshin gra, të rinj, tashmë edhe burra. Meqenëse fokusohet në problematikat që kemi hasur në zonat tona dhe duke qenë se shumica e tyre mbartin  problematika të lidhura me papunësinë, e gjithë kjo bëhet për t’u ofruar mundësi pune, trajnime, etj. Pyetja ime është: këto vajza dhe gra të punësuara kanë ndonjë përfitim monetar, a duhen trajtuar si të punësuara?

Alketeja Sokolaj                                                                                                          Min 30:02

     – Ato janë të deklaruara, të siguruara dhe kanë të drejtën e katër javëve leje vjetore. Secila ka një kontratë që mund të ripërtërihet, në qoftë se dëshirojnë. Funksionojmë si biznes normal, edhe pse jemi social. Tatohemi me TVSH, edhe pse ky është problem për ne.

 

Emanuela Zaimi                                                                                                         Min 32:52

     – Themeluesja që ju përmendët është aktiviste, apo ka punuar?

 

Alketeja Sokolaj                                                                                                          Min 33:00

      – Zonja ka punuar si menaxhere dhe sot, për çdo rast që na duhet i drejtohemi asaj, por edhe  juristit. Kishte vetëm një gjë pak kohë më parë, kur oficerët e taksave vendosën një gjobë pa asnjë arsye dhe ne e paguam atë.

Suela Kocibellinj                                                                                                            Min 36:32

     – Ne kemi një penalitet nga dogana, ata nuk duan ta pranojnë çmimin sepse mendojnë se  kemi pasur grindje me gjermanët për një çmim më të ulët, prandaj vendosën çmimin që ajo dëshironte.

 

Valentina Bonizzi                                                                                                           Min 38:54

     – Sa pronarë janë?

 

Alketeja Sokolaj                                                                                                          Min 38:55

     – Është vetëm një person fizik i biznesit, i cili është person juridik në letra.

Valentina Bonizzi                                                                                                       Min 38:55

     – Të ardhurat janë ndarë, apo jo?

 

Alketeja Sokolaj                                                                                                          Min 38:56

     – Janë përdorur për bamirësi ose për programe të organizatës.

 

Irene Margariti                                                                                                           Min 39:10

     – Zyrtarisht, plani i ri, a ka ndonjë vendim asambleje për ta promovuar shoqatën?

Alketeja Sokolaj                                                                                                           Min39:20

     – Nuk është bërë e tillë, sepse ndryshe do të ishte bërë me TVSH, megjithëse bordi drejtues është në dijeni të funksionimit të biznesit, çdo herë që merr raportin e organizatës.

 

Suela Kocibellinj                                                                                                        Min 41:43

     – Ne si shoqatë kemi bërë një procedurë letrash, që te kjo lloj sipërmarrjeje sociale nuk do të jetë ortak shoqata, por 1 ose 2 persona që punojnë në shoqatë (themelues së saj). Këta të dy deklarojnë që në fund, të gjitha të ardhurat duhet të shkojnë kryesisht për aktivitetin e shoqatës, por jo vetëm, edhe për aktivitete të tjera si Down Sindrome Albania edhe për shtetin, në qoftë se ka nevojë për ndërhyrje.

Ariola Agolli                                                                                                               Min 45:29

     –   Sipas ligjit, nëse je i regjistruar si organizatë dhe kryen funksionin e ndërmarrjes sociale,  aplikon në Ministri dhe merr licencën. Nuk është një formë e re ligjore regjistrimi.

Valentina Bonizzi                                                                                                       Min 47:02

     – A kemi pyetje të tjera për Alketejën?

 

Emanuela Zaimi                                                                                                         Min 47:11

     – Unë kam një sugjerim miqësor për të. Ju duhet të jeni më e informuar për anën tjetër të organizatës.

 

Alketeja Sokolaj                                                                                                             Min 48:13

    – Faleminderit për sugjerimin tuaj! Këtu kam ardhur për të folur vetëm për një pjesë të biznesit si menaxhere dhe nuk jam përfshirë në gjëra të tjera.

 

Valentina Bonizzi                                                                                                           Min 50:18

     –  Kur bisedova për ligjin me disa përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, më thanë se Qendra Rinore “Arka” është shembulli më i mirë për këtë ligj. Prandaj unë jam mbështetëse e madhe e kësaj organizate,  e cila përfaqësohet nga znj. Marjan Lukani.

Marjan Lukani                                                                                                           Min 52:57

     – Qendra është një OJF e krijuar në vitin 2012 si hapësirë alternative për të rinjtë, për t’u ofruar diçka ndryshe. Arka sot numëron një personel prej 12 personash. Unë zyrtarisht jam personi që mbulon pjesën juridike dhe financiare të biznesit në organet shtetërore.

Ariola Agolli                                                                                                               Min 58:39

      – Të lutem, fillo dhe shpjego pak, në qoftë se është OJF, si menaxhohen, si ndahen dhe përse përdoren të ardhurat?

Marjan Lukani                                                                                                           Min 58:54

     – “Arka” menaxhohet nga 2 organizata, “Code Partners” dhe “ACLI-IPSIA”, për të ruajtur dhe balancuar pjesën e buxhetit. Tipologjia e shërbimeve që ne ofrojmë ka të bëjë me   edukimin e të rinjve, veprimtaritë kulturore, shërbimet për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, etj.

Suela Kocibellinj                                                                                                        Min 59:02

     – Ç’përqindje zënë donacionet te shërbimet?

 

Marjan Lukani                                                                                                           Min 59:05

     – Minimumi 75% e projektit.

Irene Margariti                                                                                                       Min 1:05:00

     – Për këtë vit ekonomik, sa bilance keni mbyllur?

 

Marjan Lukani                                                                                                        Min 1:06:18

      – Dy bilance. Për sa i përket regjimit fiskal jemi organizatë jofitimprurëse, përjashtohemi nga taksat e tatim-fitimit. Si OJF kemi të drejtë të marrim pjesë në tendera publikë me karakter social.

Suela Kocibellinj                                                                                                     Min 1:08:03

      – Shoqata ka një NIPT. Aktivitetin e hostelit e ke NIPT sekondar?

 

Emanuela Zaimi                                                                                                     Min 1:08:18

       – NIPT- i nga kjo OJF është bërë për shumë lloje shërbimesh, prandaj ekziston vetëm një për të gjitha dhe përfshin të gjithë ato zëra që janë me pagesë, si: bari, hosteli, ofrimi i shërbimeve me qira, veprimtari ekonomike këto të qendrës “Arka”.

 

Irene Margariti                                                                                                       Min 1:09:37

      – Duke qenë se ka projekte të rëndësishme me partnerë italianë si “IPSIA” dhe “Code Partners”, e kanë shumë të thjeshtë ta mbajnë në ekuilibër atë 20%. Kjo vlen për shoqatat e mëdha, por ato të voglat e kanë shumë të vështirë ta ndajnë 20%, në qoftë se do të kenë të bëjnë me veprimtari frytdhënëse. Ky është model shumë i mirë, por i replikueshëm në llojin e vet. Funksionon në qoftë se ke mbështetës të mëdhenj.

 

Suela Kocibellinj                                                                                                     Min 1:11:43

      – Ne vetë kemi pasur marrëdhënie me doganën dhe me ligjin e kaluar kemi pasur një status nga Ministria e Financave, atë të  përjashtimit doganor, por edhe atëherë ka qenë problem për ne.

 

Irene Margariti                                                                                                       Min 1:22:00

      – Kur flasim bazuar te një evidencë, siç është raporti i kërkimeve të sipërmarrjeve sociale, ju gjeni të gjitha modelet e vendeve të tjera europiane. Në Shqipëri ndërmarrja sociale lindi së pari në 2001 dhe për t’i dhënë mbështetje kooperacioneve të huaja, të cilat e kuptuan se një ditë do të iknin, pra çdo gjë lind sipas kontekstit të vet historik. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që ligji të ketë disa instrumente gjithëpërfshirëse për të barazuar pikat e nisjes. Ndërmarrja sociale është një status operativ dhe jo juridik. Shteti ka për detyrë të mbështesë kategoritë e disavantazhuara. Duhet të qartësojmë cilat janë instrumentet fiskale që ne i kërkojmë praktikisht shtetit,  por jo vetëm.

Valentina Bonizzi                                                                                                    Min 1:37:07

     – Çështja është që nëse doni të keni dialog me ligjvënësit, është e rëndësishme të rregulloni disa baza ku doni të shkoni, sepse raporti i hulumtimit është atje dhe është publikuar në internet, por jo shumë njerëz e kanë lexuar. Ka një përkufizim për ndërmarrjet sociale, por duhet të përshtatet në Shqipëri.

Emanuela Zaimi                                                                                                          Min 1:38:15

     – Unë nuk kam nevojë për ligjvënësit, por ekspertët mund të më tregojnë si funksionon dhe të më thonë: ju e keni bërë për këtë arsye dhe mënyra se si po e bëni nuk është rruga e duhur, prandaj duhet të ndryshoni rrugën.

 

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 1:39:47

     – Çështja është që të kemi ekspertët e Ministrisë. Nuk ka kohë për ta bërë këtë. Kështu që, ne mund të bëjmë studimin e këtyre dialogëve, t’i shpërndajmë ato dhe mund të marrim përgjigjet e duhura. Gjatë dialogut të dytë, qëllimi ishte të bisedonim me Ministrinë dhe të prodhonim një sondazh për t’ua dërguar sipërmarrësve socialë për të kuptuar nëse ata janë të plotësuar me këtë ligj, apo jo, kështu që në qershor mund të bëjmë gjithçka kur Franco Marzocchi  dhe përfaqësues të tjerë të ligjit të vijnë këtu. Por ne duhet të jemi të përgatitur.

Ariola Agolli                                                                                                                 Min 1:42:16

     – Një nga rekomandimet që kemi diskutuar me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk ishte ta kufizonim atë, sepse ishte shoqatë me anëtarësime, madje as OJF në përgjithësi. Rekomandimi nuk ishte të kufizonte kategorinë e subjekteve që mund të aplikojnë për të pasur licenca. Ata thanë se duhet të ekzistojë një ligj i dytë për biznesin social dhe për sipërmarrjet sociale.

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 1:45:39

     – Ky është qëllimi: nëse mund të bëhet një studim, i cili krahasohet me modelet jashtë vendit. Nuk mund të them se mund ta arrijmë qëllimin në qershor, por gjithsesi, ne duhet të japim atë që kemi bërë këtu gjatë këtyre dialogëve.

Irene Margariti                                                                                                            Min 1:47:47

     – Fillimisht, ndërmarrjet sociale kanë një përkufizim të saktë në Europë, i cili është shkruar në raportin kërkimor të 2017. Jemi duke punuar qysh prej 2012, bashkë me organizatat e tjera, për të shkuar drejt çeljes së një fondi për ndërmarrjet sociale. Përkufizimi tjetër i ndërmarrjeve sociale, ato të cilat kanë në objektivat e tyre integrimin dhe punësimin e personave të disavantazhuar. Në qoftë se duam që këto ndërmarrje sociale të funksionojnë, duhet t’u vijë në ndihmë shteti ose organizata të tjera apo ndihma të huaja; në këtë mënyrë ata mund të mundësojnë instrumentet ndihmuese për formimin, kushtet e punës dhe ambientin ku punohet. Kjo bën pjesë te start-up, i cili mund të jetë një ndihmë financiare, një shërbim i kontraktuar ose një tender. Duhet të kuptojmë në modelet shqiptare se çfarë kemi nevojë, në mënyrë që t’i shkruajmë e t’i kërkojmë më vonë.

 

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 2:00:04

     – Pra, qëllimi është të gjejmë një strategji për të përcjellë informacionin dhe për të ndërtuar një vizion se si ta zgjidhim problemin. Kjo kërkon bashkëpunim, por në këtë moment duket se nuk ka bashkëpunim midis ndërmarrjeve sociale dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.  Ky është problemi.

Ariola Agolli                                                                                                                 Min 2:01:39

     – Ne jemi në pritje, nëse ju po kontribuoni për këtë dhe si përfaqësues të Kryeministrisë dërgoni në Ministri kërkesën tonë dhe ne duhet të dimë nëse kjo është diçka që do të ndodhë ose jo. Në këtë mënyrë, ne do të bëjmë gjithçka tjetër që nevojitet.

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 2:02:26

     – Çështja nuk është vetëm të flasësh me ta, por të kuptosh se si të ndërtojmë një strategji dhe si t’u japim në kohën e duhur. Shpresoj që kjo të ndodhë, por tani jemi në mes të procesit dhe nuk mund të presim menjëherë rezultatin.

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 2:07:04

      – Në këtë kohë, ajo çfarë mund të bëj është një pyetësor dhe kur të jetë gati javën e ardhshme, mund t’jua dërgoj. Mendoj se në dialogun e katërt mund të jemi me Franco Marzocchi-n, i cili do të vijë në qershor, por mund të kemi një dialog më parë për të hartuar një strategji.

Irene Margariti                                                                                                            Min 2:07:46

     – Është e rëndësishme të shpërndahet formulari brenda OJF-ve dhe të përgjigjen ata të cilët e gjejnë veten te sipërmarrjet sociale.

Valentina Bonizzi                                                                                                         Min 2:08:45

     – Unë do t’jua dërgoj këtë pyetësor javën e ardhshme. Nëse mundeni të përgjigjeni sa më shpejt që të jetë e mundur, për të thënë është në rregull, ose jo. Më pas do t’ia dërgoj një grupi të vogël /më të madh personash.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s