LUISA PERLO

utube

COD| Arti i Procesit

LUISA PERLO | a.titolo
23.05.2017 18:30 | IIC TIRANA
@ Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës

Luisa Perlo do të prezantojë punën kuratoriale të një organizate jofitimprurëse, a.titolo, të krijuar në vitin 2001, nga nje grup kolektiv kuratorësh, i krijuar në Torino, në vitin 1997 me qëllim hulumtimin dhe promovimin e lidhjes mes artit, sferës publike dhe kontekstit social. Ndër projektet e shumta të zhvilluara nga a.titolo, Luisa Perlo do të propozojë një diskutim të veçantë bazuar në disa përvoja të realizuara gjatë projekteve të mëposhtme:

Komisionerët e rinj, program i cili shërben për realizimin e projekteve artistike, i autorizuar nga qytetarët për të transformuar habitatin e tyre të jetesës ose të punës, promovuar nga Fondacioni de France dhe i shpërndarë në disa vende të Europës.

Situa.to, një laborator i vëzhgimit urban, një program i rëndësishëm trajnimi dhe një platformë bashkëpunimi, i cili në vitin 2010 përfshiu tridhjetë të rinj të ardhur nga vende të ndryshme dhe fusha disiplinore në një rrugë kërkimore për qytetin dhe transformimin e saj.
We-Traders. Cedo crisi, offro città (2013-2014), një projekt i promovuar nga Instituti Goethe, i karakterizuar nga një ekspozitë lëvizëse në gjashtë vende të Europës dhe një platformë për shkëmbimin e ideve kushtuar We-Traders, pra për qytetarët që reagojnë ndaj krizës në fusha të ndryshme të jetës urbane. A.titolo ishte i përfshirë në këtë projekt si bashkëkurator për qytetin e Torinos.

BIOGRAFI

Luisa Perlo është diplomuar në Akademinë Albertine të Arteve të Bukura në Torino dhe është specializuar si eksperte teknike për ruajtjen e veprave të artit.
Ajo është bashkëfinancuese e grupit kolektiv të kuratorëve të shoqatës a.titolo që kryeson që nga viti 2013. a.titolo kuron e prodhon projekte specifike të artit në hapësirat publike, ekspozita, takime pune, dokumentarë dhe programe eksperimentale të trajnimit, ndërsa zhvillon një dialog ndërdisiplinor midis arteve pamore, qytetit dhe shoqërisë civile. Nga viti 2001 a.titolo zhvillon projekte në kontekstin e programit të prodhimeve të veprave të artit, të porositur nga qytetarët Komisionerët e rinj (Nouveaux Commanditaires) të promovuar nga Fondacioni i Francës, i cili është refrent që nga viti 2010. Midis 2010 dhe 2014 a.titolo ka pasur drejtimin artistik të CESAC, Qendrës Eksperimentale për Artet Bashkëkohore në Caraglio, Cuneo. www.atitolo.it

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s