Arti i Procesit + Wunderkammer Museum

law

SE CIÒ CHE È NOBILE DEVE PASSARE SACRIFICIO
E IL SACRIFICIO SI PRENDE POI I MERITI NOBILI
ALLORA SPIEGHIAMO PERCHÉ L’AMORE CONTINUA
E LA LEGGE NON È UGUALE PER TUTTI.
NESE AJO QE ESHTE E FISME
DUHET TE PASOHET ME SAKRIFICE
DHE ME PAS SAKRIFICA
I MERR MERITAT E TE FISMES
ATEHERE LE TA SHPJEGOJME
PERSE DASHURIA EKZISTON
DHE LIGJET NUK JANE NJESOJ
PER TE GJITHE

PERSONALISHT ME DUKET SIKUR PERSONAZHET DUAN TE IKIN PREJ MEJE A PREJ LEGJENDES, EDHE NUK GJEJ DOT ARYSE PER TI LIDHUR DY PERSONAZHET PERVECSE DASHURISE, MBASE SEPSE KSHU KAN ARDHUR TE UNE LEGJENDAT QE NGA FEMIJERIA….

NE MENDJE ME VJEN NJE ATMOSFERE KREJT IDILIKE, QE NUK MUND TA BEJ DOT SKENE TE NJE PERDHUNIMI. MBASE DO TA SHKRUAJA NJE LEGJENDE ME KOLLAJ NESE DO ISHTE VETEM AJO, SHIU I GJAKUT, DHE YLBERI. (NUK PRANOJ TE MA JAPESH SI DETYRE GJITHSESI)

POR NJS, E VERTETA ESHTE QE UNE SJAM AQ KREATIVE KUR VJEN PUNA PER TE SHKRUAR. DETYRAT E LETERSISE MI BENTE GJITHMONE DIANA NE SHKOLLE.

IF WE CAN TAKE A LEGEND OF MISFORTUNE, A LEGEND OF ASSAULT, A LEGEND OF RAPE AND MAKE A RAINBOW OUT OF IT I GUESS WE CAN DO ANYTHING RIGHT? MAYBE THE MEANS OF ALL THIS IS THAT EVEN IN TIMES OF TRUE PAIN WE CAN STILL CREATE, AND STILL COME OUT AS BEAUTIFUL OR EVEN MORE THAN BEFORE. MAYBE, THESE ARE EXACTLY THE TIMES NEEDED TO SHOW OUR TRUE STRENGTH AND VALUES. YET, A WOMAN ASSAULTED DOESN’T NEED TO BE PRESENTED AS SOMETHING BEAUTIFUL AND PURE, THE PUREST EVEN, AFTER AN ”INCIDENT” LIKE THAT. SHE NEEDS TO BE PRESENTED AS A WOMAN THAT RECREATES HERSELF AND FINDS HER STRENGTH IN HER OWN TIME AND PEACE. AND IN THE END OF IT, SHE WON’T HAVE THE NEED TO CREATE A RAINBOW OUT OF HER BELT. SHE WILL BE CREATING WHOLE MOUNTAINS OUT OF HER SOUL

DHE BILBILI CICËROI
NE NJË DITË TË BUKUR E PLOT DIELL
ERA FARFURINTE LEHTSHËM FUSTANIN E SAJ,
E MË LEJONI T’JU THEM QË TANI
QË AJO DO T’MBAJË MBI SUPE GJITH’ AT’ FAJ.
BILBILI CICËRONTE MBI NJË PEMË,
NDËRKOHË AI AFROHEJ SI LUGAT,
ZËRI NGADALË IU NGJIR,
E DIÇKA TE AJO U HAP.
ZEMRA IU SHPËRBË NË MIJËRA COPËZA,
NJË PËR NJË RRJEDHA E LUMIT I MORI,
VEÇ NJË SOPËZ N’FUSH’ T’HAPUR MBETI,
AT’ COPËZ BILBILI E ZGJODHI.
KËNGA E TIJ MORI DHENË,
AJO COPËZ ATË NDIHMOI.
KENGA E SAJ U KYÇ NË LUME;
KENGA E TIJ MBI LUMË LUNDROI.

NJE DITË PREJ DITËSH BILBILI KISH‘ KONCERT.
PO ATË DITË QIELLI SHËMTUAR U VRENJT.
LOTËT E SAJ KULLONIN SHI GJAKU NGADO
E AI PREZANTONTE „FAJIN E KA AJO“.
BILBILI CICËRINTE LART MBI PEMË,
E AJO NDYHEJ NË BALTËN E SAJ.
AI KISH‘ FLUTURUAR TASHMË NDËR ERË,
PËR ME THËN QË FAJIN E KA AJO, NË ÇDO SKAJ.
AJO U ÇUA, U ÇUA ME MALE TË TËRA PAS VETES,
E ZBYTHI SHIUN E PAFAJ’
DHE BILBILI CICËROI
ME FAJ, PA FAJ, AJO U NGRIT VEÇ PËR E VEÇ ME VETEN E SAJ.

NË SA E SA RRETHANA E KISHTE NJOHUR JETONI ATË VAJZË QË SONTE PO RRINTE NË NJËRIN CEP TË KREVATIT. ISHTE NUSJA E TIJ MARTUAR GJITHË ZHURMË SOT DITËN E DIEL. QUHEJ JASMINA. SOT I DUKEJ E LODHUR DHE MEZI I HETOHEJ NË QËNDRIM NJËFARË NGURRIMI. BËNË SI BËNË. PINË CIGARET NË FUND DUKE KUJTUAR SESI E KISHIN PËRJETUAR DALLDINË E ZJARRIT NË NJË KAFE ME MUZIKË TË SHËMTUAR.
TË NESËRMEN NË MËNGJES HERËT, NËNË AGIA KISHTE PARË MES DEGËVE TË HARDHISË NGA BALLKONI I SAJ NJË ÇARÇAF TË NDERË NË NJË TEL ME NJË NJOLLË SI LULËKUQE. KUSHEDI ME ÇFARË BOJE E KA LYER JASMINA THA ME VETE NËNË AGIA.

GJARPNI E GRUEJA
AJO MBRAMË HARROI TRUPIN E VET
ZBULUET
E NË MËNGJES E GJETI PIKTURË TË VARUN
NË MURIN E GJANË DHETË PASHË:
E KQYRI DHE E KQYRI E U ZHDUK.

PETKAT E SAJ TEREN BUZË DETIT
ME KËMISHËN E GJARPNIT MBI GURË.
SHTËRPIA THA SE VJEN PRAPË, AJO
DERI MBASDITE.

MBASDITE VONË, GJARPNI I RREJTUN
DOLI PREJ NËNGURIT
E IU ZGËRDHESH VETMISË NDËRSY,
VESHI KËMISHËN E VJETËR E SHKOI
ME FJETË.

GRUEJA E GJARPNI

GJARPNI I RREJTUN,
DEL PREJ NËNGURIT DHE I THURET
NË MES TË PETKAVE TË SAJ.

AJO HARROHET BUZË DETIT,
ME KËMISHËN E HEQUR NËN SHPINË
SHTËRPIA MBETI ME MENDIMIN E RIKTHIMIT TË SAJ.

NATËS DERGJEN NË TEH TË BREGUT
BLUJA DHE E KUQJA,
NJË MËNGJES I MARDHUR TRUPOR,
LËSHOHET NË VALË.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s