PRESENTATION 5 OCTOBER

Arti i Procesit
Sipërmarrjet sociale në Shqipëri dhe arti bashkëkohor

 

Tiranë, 5 tetor 2017 – COD përmbyll sezonin “Proceset dhe Rezultatet” me finalizimin e projektit Arti i Procesit, një ekspozitë-laborator e konceptuar nga Valentina Bonizzi për hapësirat e Qendrës, që synoi të bënte bashkë dialogun mes sipërmarrjeve sociale në vend me artin relacional.

Në rrugëtimin e tij disamujor, Arti i Procesit zhvilloi paralelisht dialogun mes ndërmarrjeve sociale në vend, po ashtu praktika pjesëmarrëse të artistëve bashkëkohorë në prodhimin e kuptimeve të reja, që zhvendosen nga qendra e kryesisht kanë të bëjnë me procesin dhe cilësinë e tij.

Duke rikonsideruar kuptimin e hapjes dhe dialogut me përdorimin e artit bashkëkohor, proceseve ligjbërëse dhe hulumtimit, projekti nxiti reflektim. Për muaj me radhë, në COD dhe jashtë tij janë zhvilluar një seri dialogësh mes sipërmarrësve socialë në Shqipëri dhe prezantimesh. Arti i Procesit regjistroi dhe bëri transparente në faqen web diskutimet mbi Ligjin 65 “Mbi Ndërmarrjet Sociale”, ende në proces shkrimi të akteve nënligjore, duke synuar dialog të qëndrueshëm mes sipërmarrësve socialë dhe ligjvënësve. Procesi i hapjes, njohjes dhe bashkëpunimit, i iniciuar në COD do të vazhdojë jashtë tij, me bashkëpunime të zgjeruara të sipërmarrjeve me aktorë të tjerë të sferës sociale, brenda dhe jashtë vendit.

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të projektit, veç përfaqësuesve të ndërmarrjeve sociale, janë edhe artistët që bashkëpunuan me Artin e Procesit: Pasquale Campanella i Wurmkos, Patrizio Raso i Baubaus dhe Giusi Campisi e Muzeut Wunderkammer. Në një bisedë energjike me të ftuarit, secili prej tyre trajton eksperiencat e këtij bashkëpunimi të bazuar mbi eksperimentin dhe flet mbi artin e vet me artistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile apo të interesuar të tjerë.

Në ekspozitën-laborator që do të qëndrojë e hapur deri më 14 tetor, veç punimeve të realizuara në hapësirat eksperimentale nga bashkëpunimet e Valentina Bonizzit dhe një grupi aktivistësh shqiptarë me Wurmkos, Baubaus dhe Wunderkammer, paraqiten edhe punë të Fondacionit Lac o Le Mon, Il Fondo Speculativo di Provvidenza (FSP) dhe Stalker, si ndërhyrje të artistëve bashkëkohorë që punojnë me praktika pjesëmarrëse e të bazuara në komunitet e në kontekstin tonë, përmes artit ofrojnë një model apo një hapësirë reflektimi për zhvillimin e mikroekonomive të qëndrueshme sociale.

Wurmkos është një laborator i arteve pamore, krijuar në vitin 1987 nga Pasquale Campanella në Sesto San Giovanni dhe lidh artin me shqetësimet psikike, pa përcaktuar objektiva shpëtimi. Baubaus u themelua në vitin 2010 në Milano nga Patrizio Raso, si një veprimtari kërkimore e cila përdor artin për të punuar në zbulimin eksperimental të vetvetes, nëpërmjet vëzhgimit kolektiv dhe refleksionit. Muzeu Wunderkammer i Trentos e përcakton veten si një veprim artistik, si gjest politik, si aftësi akrobatike. Mbledh dhe katalogon vende, brenda hapësirës urbane, nga njerëzit që jetojnë dhe lëvizin në qytet.

Veç tyre, kanë bashkëpunuar për projektin Fondacioni Lac o Le Mon (Pulia, midis San Cesario-s dhe Cavallino-s), i themeluar në vitin 2015 nga artistët Emilio Fantin, Luigi Negro, Griancarlo Norese, Cesare Pietroiusti dhe Luigi Presicce. Fondacioni është një qendër eksperimentale për artet, bazuar në vetedukim. Il Fondo Speculativo di Provvidenza (FSP) është projekt artistik që gjeneron dhe realizon një praktikë kolektive politike nëpërmjet përdorimit të kapitalit monetar, duke e përfshirë audiencën drejtpërsëdrejti në proces. Stalker (Romë), që në vitin 1995 propozon praktika kolektive të ecjes, për të perceptuar shndërrimin spontan dhe autonom.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s